Dy nxënës të gjimnazit “Siri Shapllo” në Gjirokastër janë konfliktuar fillimisht me fjalë e më tej njëri nga nxënësit ka goditur me një mjet prerës në gjoks shokun e tij, i cili gjendet në spitalin e Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi ndërsa nxënësit ishin në minutat e fundit të pushimit të gjatë në oborrin e pasëm të një kishe që gjendet pranë shkollës. Ngjarja ndodhi në praninë e pak nxënësve ndërsa policia ka shoqëruar për tu pyetur nxënësin që kreu plagosje.
Burime nga Drejtoria Rajonale Arsimore bëjnë me dije se ngjarja është duke u hetuar por paraprakisht nuk konfirmohen konflikte të mëparshme mes dy të rinjve. Të dy kanë qenë në klasa gjatë 3 orëve të para të mësimit ndërsa besohet se ngjarja është pasojë e një konflikti të momentit.
Nxënësi me inicialet I.F që morri një plagë në gjoks do të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale për të garantuar sigurinë e mushkërive pas plagës së marrë.
Top Channel