Përplasja e anijeve, rrezik për dëm ambiental në Kinë

08/01/2018 08:24

Autoritetet kineze thanë se i druhen një katastrofe të mundshme ambientale për shkak të një anije cisternë që vazhdon të derdhë naftë në det dy ditë pas përplasjes me një anije transporti mallrash.

Sipas zyrtarëve kineze ekziston rreziku që anija cisternë të shpërthejë dhe të fundoset. Ekipet e emergjencës dhe shpëtimit që tentuan të afrohen tek anija nuk ja dolën dot për shkak të reve të dendura toksike nga djegia e naftës.

Ekuipazhi i anijes i përbërë nga 30 iranianë dhe 2 shtetas të Bangladeshit ende është i humbur, megjithëse autoritetet kineze thonë se nuk presin të gjejnë të mbijetuar. Shtrirja e derdhjes së naftës është ende e paqartë, ndërsa autoritetet vazhdojnë përpjekje për të fikur zjarrin dhe eliminuar rrezikun e shpërthimit.

Anija cisternë ishte e mbushur me një formë ultra të lehtë nafte që njihet si naftë e kondensuar dhe që është shumë më e rrezikshme për ambientin se sa nafta e zakonshme bruto.

Kjo naftë e përpunuar mund të jetë pa ngjyrë dhe erë, duke e bërë tejet të vështirë diktimin, ndalimin dhe pastrimin e saj. Megjithëse e regjistruar në panama, anija cisternë Sanchi i përket një kompanie iraniane dhe u përplas me anijen kineze të mallrave rreth 160 milje detare në lindje të Shangait.

Ky është incidenti i parë serioz ku përfshihet një anije iraniane që pas heqjes së sanksioneve për eksportin e naftës ndaj republikës islamike në 2016-n.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA