Ish punonjës të BMW dhe Apple shfaqën për publikun makinën e tyre elektrike, me të cilën pretendojnë që të ndryshojnë pikëpamjen e njerëzve për automobilin.
Makina Byton, kroskoti i së cilës është një ekran gjigant me prekje, synon që të ndryshojë rrënjësisht atë që pritet nga pjesa e brendshme e makinës. Në letër, Byton nuk matet dot me performancën e rivalit Tesla, por ndërtuesit e saj thonë se nuk ishte ky qëllimi.
Kompania e re kërkon që t’i bëjë njerëzit të interesonte për fuqinë dixhitale të mjetit me katër rrota dhe jo kuajt fuqi. Carsten Breitfeld, shefi i kompanisë, tha se ideja e tyre është që të nxjerrin në treg makinë e parë vërtetë të zgjuar.
Veç ekranit gjigant në kroskot, makina ka një ekran me prekje në timon dhe pas sediljeve me qëllimin që të transferojë jetën sociale online të njerëzve nga shtëpia apo celularët në makinë. Automjeti elektrik është pajisur me sensorë për autonomi të nivelit 4 që teorikisht lejojnë shoferin të dremisë rehat, ndërsa makina udhëton drejt destinacionit.
Gjithsesi, rregulloret ende nuk e lejojnë këtë, kështu që për momentin makina do të prodhohet me nivelin 3 të autonomisë, që do të thotë se ecën vetë, por shoferi duhet të qëndrojë vigjilent e të mos hutohet pas ekranit të madh dhe lukseve të tjera që automjeti ofron.
Top Channel