Dorëzohet San Antonio, Portland e mund në çastet e fundit

08/01/2018 12:41

Mbrëmja e radhës në kampionatin e NBA ishte e Portlandit. Skuadra e Trailblazers mori një fitore në frymën e fundit ndaj San Antonio Spurs. Portland nuk kishte në parket Lillard, kështu që rolin e protagonistit për të e mori McCollum.

Ishte pikërisht ky basketbollist që në më pak se 6 sekonda nga fundi i takimit shënoi dy pikët që i dhanë suksesi Portlandit. Për San Antonion që e ruan vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit më të mirë në parket ishin Aldridge dhe Ginobili që shënuan respektivisht 30 dhe 26 pikë.

Disfatë pëson edhe Oklahoma City në përballjen me Phoenix Suns me rezultatin 114-100. Për skuadrën e Thunder, Russell Westbrook e bëri detyrën e tij në parket duke shënuar bilancin me 26 pikë, 10 topa në tabelë e 11 asist, por këto nuk i mjaftuan kësaj skuadre për të ndryshuar gjërat. Phoenix u shfaq në një formë të shkëlqyer dhe në periodën e tretë arriti ta çojë diferencën me Oklahomën deri në 18 pikë

Los Angeles Lakers shkatërroi Atlantën me rezultatin 132-113 me skuadrën e Hawks që e pati të vështirë të rezistojë për më shumë se 10 minuta ndaj skuadrës kaliforniane. Në Staples Center, Lakers që në shtëpinë e saj nuk është se ka pasur rezultate të shkëlqyera arriti t’i imponohej skuadrës së Hawks ku 8 basketbollistë të saj regjistruan statistika dyshifrore.

Në ndeshjet e tjera të NBA, Utah humbi ndaj Miamit me rezultatin 102-103, ndërsa New York Knicks fitoi me Dallasin 100-96.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA