“Unë jam një gjeni”, Trump reagon për ‘Fire and Fury’

06/01/2018 19:49

Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur poshtë aludimet mbi shëndetin e tij mendor në librin bombastik, duke e quajtur veten një gjeni shumë stabël.

Libri i Michael Wolff , “Fire and fury; Inside the Trump White House”, sugjeron se edhe persona të afërt me Trumpin kanë vënë në pikëpyetje kapacitetin e tij.

Presidenti amerikan ndërkohë ka kritikuar librin duke e quajtur Wolff, një dështak.

Përplasja ka lënë në hije një takim të rëndësishëm të republikanëve që përpiqen të parashtrojnë prioritetet e tyre për 2018. Një takim në Camp David do të fokusohet gjerësisht tek një strategji para zgjedhjeve të mesit të mandatit në nëntor.

Trump do të jetë i pranishëm, por të shtunën, zhurma e shkaktuar nga libri ishte sërish në fokus, me presidentin që akuzonte demokratët dhe median e fake news se po kapeshin më kot mbi stabilitetin mendor dhe inteligjencën.

“Në fakt, gjatë jetës sime, dy asetet më të mëdha kanë qenë stabiliteti mendor dhe të qenit me të vërtetë i zgjuar. Hillary Clinton po ashtu i luajti këto karta dhe u dogj në flakë sic e panë të gjithë. Unë kalova nga një biznesmen shumë i suksesshëm në një yll televiziv dhe mendoj se kjo më bën jo thjeshtë të zgjuar, por një gjeni.” shkruante Trump në Twitter.

Më herët, sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, që vitin e kaluar e quajti Trump një idiot, tha se nuk kishte asnjë arsye për të vënë në dyshim aftësitë mendore të presidentit.

‘Kam kaluar më shumë kohë me presidentin se kushdo tjetër. Ai nuk është një president si ata që kemi parë në të kaluarën, por kjo është edhe arsyeja perse populli amerikan e zgjodhi atë’, u shpreh Tillerson.

“Fire and Fury” doli në shitje të premten, disa ditë më parë nga sa ishte parashikuar dhe u shndërrua menjëherë në një best seller, pavarësisht përpjekjeve të avokatëve të Trump për ta ndaluar atë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA