Zoe Saldana zyrtarisht aktorja me fitimet më të larta në histori falë Avatar: Fire and Ash, kalon edhe Scarlett Johansson 13/01 21:51
Një avion me 168 pasagjerë në bord është përplasur me një tjetër avion pa pasagjerë në aeroportin e Torontos.
Avioni me pasagjerë sapo ishte ulur në pistë, ndërsa në një manovër të gabuar avioni tjetër “Sunwing” e ka goditur atë.
Kompania ajrore njoftoi se avioni sapo kishte mbërritur nga Kankuni dhe nuk ishte duke bërë manovra në pistë, kur është përplasur nga “Sunwing”.
Grupet e emergjencave ndërhynë menjëherë dhe fatmirësisht bënë të mundur largimin në kohë rekord të pasagjerëve nga avioni duke mos mbetur askush i lënduar.
Top Channel