Foto ilustruese

Një i ri shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes së dy makinave në autostradën “469” në Sarnico të Italisë paraditen e së shtunës.

Mediat lokale raportojnë se 21-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, jetonte në Breshia të Italisë.

Nga sa raportojnë mediat italiane i riu shqiptari udhëtonte i vetëm me një makinë tip “Citroen C2” që u përplas me një “Skoda”. Makina tjetër drejtohej nga një 63-vjeçar italian dhe pasagjerë në këtë automjet ishin prindërit e tij, përkatësisht 90 dhe 87 vjeç.

E ëma 87-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar me helikopter në spital. Ndërsa 90-vjeçari dhe 63-vjeçari janë jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht dëmtimeve të marra. Policia ka nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA