Gjermania e Turqia, drejt përmirësimit të marrëdhënieve

06/01/2018 22:40

Gjermania dhe Turqia kanë ndërmarrë një hap drejt përmirësimit të raporteve të tensionuara, me takimin mes diplomatëve më të lartë të dy vendeve.

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, i uroi mirëseardhje kolegut të tij turk, Mevlut Cavusoglu, në qytetin Goslar në Gjermani, ndërsa Ankaraja është angazhuar për rimëkëmbje të raporteve me Evropën, pas një viti të marrëdhëniesh të tensionuara.

Veçanërisht, Gjermania është e zemëruar me Turqinë për shkak të arrestimit të disa shtetasve gjermanë ose turko-gjermanë, përfshirë gazetarin, Deniz Yucel, nën akuza për lidhje me terrorizmin.

Gjithsej 7 persona janë në burg në Turqi, për ato që Berlini i konsideron se janë shkaqe politike. Ministri i jashtëm gjerman sidoqoftë ka nënvizuar disa arritje mbi këtë çështje, përfshirë lirimin e disa gjermanëve në Turqi. “Ne nuk presim që të biem dakord për çdo çështje dhe menjëherë”, tha Gabriel për gazetarët pas takimit me Cavusoglu.

“Ka dallime në opinionet tona, por ne jemi të gatshëm për vazhdimin e diskutimit tonë të hapur dhe me respekt të ndërsjelltë” tha Gabriel. Gjermania dhe Turqia janë të dyja aleate në NATO.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA