AKU shkarkon 3 drejtorë rajonalë
06/01/2018 16:38
Gjatë dy ditëve të fundit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit si pasojë e evidentimit të shkeljeve të vazhdueshme në zhvillimin e funksioneve të tyre dhe mospërmbushjen e objektivave për garantimin e sigurisë ushqimorë, ka marrë masën largim nga detyra për drejtorët rajonalë të AKU në Qarkun Korcë, Dibër dhe Lezhë.
Procesi i auditimit të aktivitetit të çdo punonjësi duke nisur nga pozicionet drejtues e deri tek roli bazë në AKU, do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë duke mos toleruar asnjë rast në mos përmbushjen e objektivit kryesor të këtij institucioni, garantimin e sigurisë ushqimorë në vend.
Top Channel