Ura e Hoshtevës në rrezik. Drejt shembjes objekti që lidh dy anët e Zagorisë

05/01/2018 10:39

Ura 200-vjeçare e fshatit Hoshtevë në Zagorie është duke jetuar ditë kritike.

Objekti, monument kulture i kategorisë së parë, i ndërtuar gjatë periudhës së Ali Pashës, prej 15 vitesh ka filluar të shfaqë probleme me stabilitetin e këmbëve dhe harkut kryesor, por reshjet e këtij dimri po e rrisin me shpejtësi rrezikun për shembje.

Banorët thonë se kanë njoftuar disa herë autoritetet për të marrë masa, por nuk ka pasur asnjë ndërhyrje. Ura, përveç vlerës së rrallë arkitekturore dhe rëndësisë historike, vijon të ketë funksion praktik, pasi u shërben banorëve që të kalojnë në të dy anët e e Luginës së Zagorisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA