Rastet më të vështira të syrit nuk kërkojnë më udhëtim jashtë, zgjidhja është në Shqipëri me Dr. Nishant Taneja nga India Familja Shahini është një nga 60 familjet rome që përfitoi nga banesat e ndërtuara në ish-repartin ushtarak në Lanabregas. Mbrëmja e ndërrimit të viteve ishte më e ngrohtë se kurrë për Gencin, Rovenën dhe 3 fëmijët e tyre.
Tani ata zotërojnë një shtëpi 2+1, që nuk ka të krahasuar me barakën që kanë jetuar për 25 vite, buzë lumit të Tiranës në zonën e Alliasit.
“Shumë mirë, na ndryshoi jeta. Pastaj kalamajtë më mirë, rrinë më pastër, s’kemi plehra afër. Shpëtuam jetën e kalamajve se aty çdo vit na ikte nga një fëmijë, e kishim lumin afër shumë. Po surprizë ishte, se nuk e dinim se kur do vinim tek shtëpia. Erdhëm tak-fak, unë s’isha aty se isha në punë, më mori në telefon nusja, e më thotë hajde se mora çelësin. Nuk më besohet”, shprehet kryefamiljari, Genc Shahini.
Familja e Gencit, jeton në sajë të punës së tij me shitjen e hekurin, ku çdo muaj siguron rreth 5 mijë lekë të ardhura. Katia është në klasën e tretë dhe ka ndihmuar mamanë e saj në punët e shtëpisë së re.
“Lava enët, lava bufenë, lava çimenton. Shumë e gëzuar, kjo është më e bukur si shtëpi”, shprehet Katia Shahini.
Për familjet rome, që u prekën nga rehabilitimi i lumit të Tiranës, një shtëpi e tillë ishte ëndërruar për vite e vite më radhë.
Shtëpitë e ndërtuara në zonën e Lanabregasit zënë një sipërfaqe prej 11.699 m 2 dhe janë organizuar në 15 godina të madhësive dhe përmasave të ndryshme.
Top Channel