Përballë zërave për largimin nga Manchester United, portugezi Joze Mourinho kërkoi të vendosë vullnetin e fortë dhe profesionalizmin, si armë për të bindur edhe më skeptikët.
“Special One” kaloi në kundërsulm ndaj atyre që e quanin të mbaruar aventurën në Old Trafford, madje hapi dhe një spirale për rinovimin e kontratës. “Zërat për largimin nuk janë lajme, por thjesht mbeturina, pasi unë dua të qëndroj. Jam në mesin e kontratës time dhe nëse do të iki kjo varet mbi të gjitha nga klubi. Por nga ana ime është nëj impenjim total dhe mesa di, drejtuesit janë të kënaqur nga puna ime dhe duan të respektoj kontratën”, tha Mourinho, që ka një akord me ‘Djajtë e Kuq’ deri në 2019.
“Nëse nuk sillem si palaço në anë të fushës gjatë ndeshjeve, mos kjo do të thotë që kam humbur interesin? Ajo që ka rëndësi është dedikimi ndaj punës dhe jo çfarë bëjmë para kamerave”, tha trajneri portugez.
Në bazë të zërave për largimin e tij të mundshëm, janë distanca me Manchester City, por edhe përplasjet me një legjendë të vjetër të klubit si Paul Scholes.
Top Channel