Duke sfiduar përpjekjet e avokatëve të Donald Trump për të penguar hedhjen në treg të librit shpërthyes mbi “pas kuintave” e Shtëpisë së Bardhë, shtëpia botuese amerikane vendosi ta nxirrte në shitje përpara parashikimit.

Radhët e gjata të njerëzve në Washington treguan se çfarë interesimi ka për librin që solli një përplasje publike dhe dramatike mes presidentit dhe ish-kryestrategut të tij Steve Bannon.

Michael Wolff shkruan aty se kur Trump refuzoi të fajësonte supremacistët e bardhë për incidentin në Charlotsville, Bannon kishte menduar se ai nuk është në rregull nga trutë dhe kishte sugjeruar hapur se mund të shkarkohej në bazë të amendamentit të 25-të.

“Martesa e kreut të administrates amerikane nuk është aspak ajo që duket, thotë autori; edhe kur ishin te dy bashke me Melanian më kullën Trump, mund te kalonin dite te tera pa e pare njeri tjetrin. ajo madje kishte qarë mbrëmjen e fitores se tij dhe nuk ishin lot gëzimi”.

“Ushqimin, trump”, thotë Wolff, “e porosit nga McDonalds se ka frikë nga helmimi; ndodh shpesh që pasdite të ulet në shtrat duke ngrënë hamburger e të flasë me miqtë në telefon ndërsa sheh tre televizorë njëherësh; Brenda 10 minutave tregon tre herë të njëjtën histori.

Dhëndrin Jared Kushner e konsideron njeri që përulet e thotë se nuk duhet ta kishte lejuar kurrë që të zhvendosej në Washington me Ivankën. kjo e fundit synon nga ana e saj Presidencën dhe bën shaka me miqtë mbi sekretet e flokëve të të atit, duke u rrëfyer se Trump ka bërë një operacion për zvogëlimin e skalpit.

Vetë presidenti republikan e dha në Twitter përgjigjen e vet duke thënë se Wolff nuk e ka pasur kurrë lejen e tij për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë e shtoi se libri është i mbushur me gënjeshtra, keqinterpretim dhe burime qe nuk ekzistojnë në të vërtetë.

Wolff thotë se Trump nuk ka asnjë lloj besueshmërie dhe se vete stafi i tij mendon për të që është “si fëmijë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA