Murray humbet pjesëmarrjen në Australian Open

04/01/2018 14:18

Tenisti skocez Andy Murray nuk do të mund të rikuperohet dot as për turneun Australian Open. Sportisti i njohur që vuan ende problemet në dorën e djathtë në dëmtimin e turneut të Wimbledon është i ndalur që prej kësaj vere në një maratonë rikuperimi. Por as një Grand Slam si ai në tokën e kangurëve nuk do të mund ta rikthejë në fushë.

Ky është refuzimi i dytë për shkak të pamundësisë fizike së fundmi, pas turneut në Brisbane. “Për fat të keq nuk do të luaj në Melburn këtë vit, sepse nuk jam ende gati për të qenë konkurrues me tenistët e tjerë. Shpresoj që të rikthehem shpejt për tifozët, pasi rikuperimi po shkon mirë, por nuk jam në gjendje të përballoj 5 sete”, tha 30 vjeçari skocez, ish-lideri i renditjes botërore.

Andy Murray shpresonte që pas 5 finaleve të humbura në Melburn, të kishte këtë radhë edicionin e suksesit, por e sheh veten në vendin e 16 në renditjen globale të tenistëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA