 E PLOTË/ “Zoti i faltë bashkëpunëtorët e mi”, Veliaj flet në Kushtetuese: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, më hoqën nga puna ata që donin të më shihnin me pranga në duar
																		
					
					
					
						E PLOTË/ “Zoti i faltë bashkëpunëtorët e mi”, Veliaj flet në Kushtetuese: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, më hoqën nga puna ata që donin të më shihnin me pranga në duar						 
								
			Ministria e Drejtësisë ka proceduar për ndjekje penale 12 punonjës të burgut të Shën Kollit në Lezhë.
Shkak për këtë procedim është bërë një foto e publikuar nga vetë të dënuarit në rrjetet sociale, ku shfaqeshin duke festuar Krishtlindjen me pije dhe sende që janë të ndaluara të futen në burgje.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se punonjësit e proceduar, jo vetëm kanë lejuar futjen e sendeve të ndaluara brenda regjimit të burgut, por nuk kanë vepruar as për të ndërprerë situatën e paligjshme që ishte krijuar.
Për këtë arsye ato janë denoncuar për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe mos-marrjen e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme.
Paralelisht me procedimet penale ndaj 12 punonjësve, kanë nisur edhe procedurat disiplinore sipas detyrave që duhej të kryenin.
Top Channel