Trump për ish-ndihmësin: I iku mendja pasi u pushua nga Shtëpia e Bardhë

03/01/2018 22:15

“Steve Bannon-it i iku mendja pasi humbi vendin e punës në Shtëpinë e Bardhë”, kështu u shpreh presidenti Donald Trump për ish-ndihmësin e tij, i cili në librin e ri të gazetarit Michael Wolf, citohet ta cilësojë si një tradhti takimin mes djalit të Trumpit dhe një grupi rusësh.

Gjatë takimit të zhvilluar në qershor të 2016-s, rusët i ofruan Donald Trump jr, informacione kompromentuese për Hillary Clinton.

“Steve Bannon nuk ka asnjë lidhje me mua ose presidencën time. Kur u shkarkua nga detyra nuk humbi vetëm punën, por edhe mendjen’-tha lideri i Shtëpisë së Bardhë në një deklaratë.

Trump shton me tej se ish-ndihmësi kishte shume pak merita ne fitoren histroike te tij, sic u shpreh. Ish kryestrategu konsiderohej një lojtar kyç në Shtëpinë e Bardhë, dhe ndihmoi në formësimin e mesazhin të fushatës ‘Amerika e para’ para se të largohej nga posti në muajin gusht.

Komentet e numrit 1 të Washingtonit erdhën disa orë pasi libri ‘Zjarr dhe furi, brenda Shtëpisë së Bardhë të Trumpit’ zbuloi se Bannon e kishte quajtur një tradhti dhe jopatriotik takimin e djalit të tij me rusët.

I pyetur nga autori i librit nëse kishte pasur bashkëpunim mes Moskës dhe fushates së Trumpit, Bannon thotë: “Do ta thyejnë Don Juniorin si një vezë, në televizion kombëtar’. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sara Sanders pohoi se libri ishte i mbushur me deklarata të rreme dhe çorientuese nga individë pa qasje e ndikim në Shtëpinë e Bardhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA