Pas pengmarrjes, arrestohet kanadezi Joshua Boyle

03/01/2018 10:25

Një kanadez që ishte mbajtur për pesë vite peng nga një grup rebel i lidhur me talebanët, është arrestuar.

Joshua Boyle, 34 vjeç, përballet me plot 15 akuza përfshirë agresionin dhe kufizimin e paligjshëm, sipas mediave kanadeze. Ushtarët pakistanezë kishin shpëtuar Boyle, gruan e tij amerikane, Caitlan Coleman dhe fëmijët e tyre, në tetor.

Çifti ishte rrëmbyer në Afganistan në 2012 dhe patën tre fëmijë, ndërsa mbaheshin peng. Mediat kanadeze thonë se krimet për të cilat akuzohet kanë ndodhur pas kthimit të Boyle në Kanada. Ai përballet me tetë akuza për agresion, dy akuza për sulm seksual, dy akuza për kufizim të paligjshëm, një akuzë për mashtrim të policisë, kërcënime me vdekje dhe detyrimin e një personi që të merrte një substancë të dëmshme.

Avokati i tij, erik Granger thotë ndërkohë se “Boyle është i pafajshëm. Ai nuk ka qenë asnjëherë në telashe më parë. Nuk ka prova që të vërtetojnë akuzat ndaj tij”, tha ai. Çifti ishte rrëmbyer ndërsa udhëtonte në Afganistan në 2012 nga grupi Haqqani, i lidhur me talebanët. Pas lirimit të tyre, Boyle tha se rrëmbyesit kishin vrarë fëmijën e katërt të tyre dhe kishin përdhunuar të shoqen. Çifti jeton në Kanada që pas shpëtimit. Në dhjetor, familja u takua me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau dhe fotot e takimit u shpërndanë në llogarinë në Twitter të Boyle.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA