Morgan sfidon Tesla-n
03/01/2018 17:20
Morgan, prodhuesi britanik i njohur por prodhimet klasike të makinave, ka njoftuar planet e saj për të sfiduar Tesla-n, me një tjetër lloj makine elektrike.
The Morgan EV3 është prodhimi më i fundit i tyre, një makinë me tre rrota, tërësisht elektrike, e cila peshon 500 kg në total.
Ajo përdor bateri litiumi dhe parashikohet të përshkruaj afro 200 kilometra me shpejtësi maksimale deri në 130 km në orë.
E kush do të dëshirojë një makinë elektrike me dizanj të viteve 1930 do mund ta bëjë të vetën këtë makinë për vetëm 45,000 dollarë.
Top Channel