Lotaria amerikane, diskutohet zëvendësimi me një sistem me pikë

03/01/2018 12:20

Pas sulmit terrorist të New York-ut, Donald Trump kërkoi t’i jepet fund lotarisë amerikane. Presidenti amerikan kritikon më së shumti kushtet që duhen plotësuar për të fituar lotarinë, të cilat i konsideron si tejet minimale dhe që mund të plotësohen nga kushdo.

Por edhe nëse ky program do të reshtë së ekzistuari në formën e tij aktuale, kjo nuk do të thotë se ai do të mbyllet krejtësisht. Diskutimet janë që lotaria të zëvendësohet me një sistem emigracioni të bazuar në pikë.

Personat pa kualifikime të veçanta nuk do të emigrojnë dot në SHBA. Që prej vitit 1999, Green Card-in e kanë marrë përmes lotarisë rreth 77 mijë shqiptarë. Shifrat tregojnë se fitues rezulton një në 25 aplikues.

3 janë mundësitë për të siguruar Green Card-in, siç shpjegon DW: blerja me një çmim i cili nuk bëhet i ditur, por që mendohet të jetë i lartë, martesa me një shtetas apo shtetase amerikane dhe përmes lotarisë së krijuar në vitin 1987 nga Presidenti Regan, me qëllimin t’i krijohej një mundësi atyre që dëshirojnë emigrimin në Amerikë në rrugë ligjore, por që nuk e realizojnë dot ndryshe.

Përveç lotarisë Green Card, ndryshimet që kërkohen kanë të bëjnë edhe me vizat H1-B, që janë vizat për punonjësit e specializuar. Edhe pse janë paraqitur disa projektligje, deri tani asnje nga ligjet nuk ka ndryshuar. Por, çfarëdo që të vendoset nuk pritet që programet për Green Card-Lotari dhe vizat H1-B të zgjerohen.

Gjithashtu nuk mendohet të ndryshojnë mundësitë për të marrë Green-Card si sipërmarrës që kërkon të investosh në Amerikë, duke hapur vende pune e nuk ndryshon as Green Card Soldiers, lejë-qëndrimi që jepet për qytetarët që nuk kanë nënshtetësinë amerikane, por shkojnë në luftë, një rregull ky i vendosur nga Xhorxh Bush në 2003-shin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA