David Silva po kalon një moment të vështirë me familjen e tij. Pas lajmit të njoftuar fillimisht nga trajneri Guardiola, që zbuloi se David Silva nuk do të jetë pjesë e skuadrës për pak kohë, për shkak të problemeve familjare, vjen edhe saktësimi nga vetë futbollisti.
Mesfushori spanjoll i Manchester City nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka shpjeguar dramën që po kalon djali i tij i sapolindur Mattteo, që po lufton çdo ditë me jetën.
“Dua t’ju falenderoj të gjithëve për mesazhet e dashurisë dhe respektit që kam marrë këtë javë. Një falenderim special për të gjithë shokët e skuadrës, trajnerit dhe shoqërisë që kuptuan situatën në të cilën ndodhem. Dua të ndaj me të gjithë ju lajmin për lindjen e tim biri, Matteo, që erdhi në jetë shumë përpara kohe dhe po lufton me jetën ditë pas dite me ndihmën e mjekëve”, shkruan David Silva.
Top Channel