Pas festës Tirana duket e përgjumur. Rrugët janë pothuajse bosh, por jo pistat e vrapimit në parkun e madh.
Natyra, pastërtia e ajrit pas shiut të një natë më parë ka nxitur shumë banorë të rikthehen në zonën më të preferuar të tyre. Ata tregojnë edhe se si e kaluan natën e ndërrimit të viteve.
“Ishte pak mbingarkesë me ushqime dhe ishte e nevojshme të dalim të bëjmë një xhiro”, thotë një qytetar.
“Mirë e kalova natën e vitit të ri po nuk e kuptoj dot pse është në mes të natës, po thjesht dua të fle”, thotë një vogëlushe.
Pas blerjeve, konsumit dhe tryezave plot është koha për pak ajër të pastër.
“Unë më datën 1 dhe 2 të çdo viti kam 10 vjet bëj ritualin, vij me vrap nga liqeni”, thotë një qytetar.
“Të shkarkojmë stresin dhe të tresim ushqimin që hëngrëm”, shprehet një tjetër.
Dhe në fund të gjithë i bashkon urimi që shqiptarët të jenë të qeshur në 365 ditët e vitit të ri.
Top Channel