Trump zemëron Pakistanin

02/01/2018 14:25

Pakistani thirri ambasadorin amerikan, një kritikë e rrallë publike, pasi Donald Trump sulmoi Islamabadin me kërcënime për ndërprerje ndihme për shkak të gënjeshtrave mbi militantët.

Ministria e Jashtme pakistaneze thirri ambasadorin David Hale për të sqaruar komentet e presidentit amerikan. Ky i fundit, si zakonisht përmes Tvvitterit tha se SHBA i kishte dhënë 33 miliard dollarë ndihma. Pakistanit gjatë 15 viteve të fundit, dhe ishte shpërblyer vetëm me gënjeshtra e mashtrime.

“Ata strehojnë terroristët që ne kërkojmë në Afganistan dhe nuk na ndihmojnë. Mjaft më! – shkroi Trump në mesazhin e tij të parë në Tvvitter për këtë vit. Përkeqësimi i raporteve mes dy vendeve nuk është sekret dhe autoritetet në Pakistan kanë planifikuar disa takime mes zyrtarëve civilë dhe ushtarakë për të diskutuar pikërisht këtë.

SHBA akuzon Pakistanin se mbështet militantët e rrjetit Haqqani dhe ka kërcënuar edhe më herët me ndërprerje ndihmash. Pakistani i ka hedhur poshtë këto akuza dhe pretendon se ka pasur më shumë dëme se SHBA në luftën kundër militantëve, duke pësuar me dhjetëra mijëra viktima të shkaktuara nga terroristët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA