Ditët e para te këtij viti janë shoqëruar edhe me problemet e ngarkesës dhe pritjes në një prej pikave më të rëndësishmne kufitare në vend.
Radhët, si çdo herë, janë rikthyer në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës pasi emigrantët i rikthehen punës në Greqi. Ashtu sikundër ndodh në çdo fund festash rikthimi i emigrantëve në shtetin grek shoqërohet me vonesa dhe pritje.
Pasditen e së martës në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, territori doganor në pjesën neutrale, por edhe në pjesën shqiptare ishtë mbushur me automjete dhe emigrantë që prisnin të kalonin përtej kufirit.
Radha e automjeteve ka qenë në dy korsi. Pavarësisht punës me disa sportele emigrantët sërish janë detyruar të presin në kufi para se të afrohen në sportelet e përpunimit të dokumentacionit e të hyjnë në shtetin grek.
Sipas të dhënave, pala shqiptare ka vënë në dispozicion të emigrantëve 5 sportele, ndërsa ajo greke ka punuar me tre të tilla duke krijuar edhe ngarkesë të shumtë.
Top Channel