Gjatë javës së fundit të këtij viti në vendin tonë kanë hyrë 241.546 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 67.971 mjete, ndërsa kanë dalë nga territori ynë 185.460 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 56.257 mjete.

Po për të njëjtën periudhë kohore kanë hyrë edhe 23.981 turistë të huaj nga vende të ndryshme, të organizuar në grupe dhe shoqata, me destinacione të ndryshme në vendin tonë.

Për përballimin e këtij fluksi hyrje-daljesh, në pikat e kalimit kufitar Departamenti për Kufirin dhe Migracionin ka marrë masat me shtim të personelit dhe sporteleve të përpunimit të pasaportave për të shmangur radhët dhe vonesat.

Gjithashtu, janë kontaktuar edhe homologët grekë, maqedonas dhe malazezë që të shtojnë burimet njerëzore dhe sportelet me qëllim që lëvizja të jetë e njëtrajshme, duke eleminuar radhët e gjata.

Deparatamenti për Kufirin dhe Migracionin ka marrë një sërë masash edhe në drejtim të performancës së punonjësve të Policisë Kufitare, si dhe janë vendosur në pikat kufitare numra pa pagesë për të denoncuar çdo rast të abuzimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA