Arqile Koça do të jetë drejtori i ri i Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, duke zëvendësuar në këtë post, Rovena Gashin. Do të jetë Koça, i cili deri tani ka qënë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme që do të merret dhe me verifikimin e integritetit të zyrtarëve të lartë.

Ndërkaq, Gashi, emërohet prokurore pranë sektorit të dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Ky është edhe ndryshimi i parë në stafin drejtues të organit të akuzës.

Koça ka qënë anëtar i Këshillit të Prokurorisë për tre vjet nga 2005 deri në 2008.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA