Reagon deputeti Rehovica: Po kryqëzohem për një vepër jo të kryer

29/12/2017 16:44

Ka reaguar ditën e sotme deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledion Rehovica, ndaj të cilit Prokuroria ka kërkuar heqjen e mandatit për shkak se “ka gënjyer në formularin e dekrimializimit për vepra penale për të cilat janë hetuar në Itali”.

Në reagimin e tij, deputeti Rehovica thotë se po gjykohem dhe kryqëzohem për një vepër jo të kryer. “Lehtësisht dhe botërisht e provuar se nuk ka pasur asnjë rast për t’u hetuar, gjykuar apo marrë masë brenda dhe jashtë territorit ndaj meje, gjë të cilën e vërtetoj me dokumente dhe dëshmi të lëshuara nga gjykata, prokuroria dhe policia e shtetit italian”, thotë Rehovica.

Reagimi i plotë i Gledion Rehovicës

“Ka dy vjet që fryhet dhe mbarset opinion publik me shpifje nga më banalet të ushqyera nga media, politika dhe deri te institucionet publike të pavarura. Deri tani i kam toleruar dhe justifikuar ndaj vetes dhe familjes që janë të ushqyera politikisht. Sot, jemi në njërast ku po gjykohem dhe kryqëzohem për një vepër jo të kryer. Lehtësisht dhe botërisht e provuar se nuk ka pasur asnjë rast për t’u hetuar, gjykuar apo marrë masë brenda dhe jashtë territorit ndaj meje, gjë të cilën e vërtetoj me dokumente dhe dëshmi të lëshuara nga gjykata, prokuroria dhe policia e shtetit italian.

E gjitha kjo është vetëm një lojë e pisët e nisur prej kohësh me hamendësime, akuza dhe lajme të pavërtetave media me qëllim luftën politike dhe përbaltjen time personale.

Nuk ka pasur asnjëherë dyshim lidhur me përfshirjen time për aktivitete apo veprime kriminale që nënkupton se nuk ka pasur asnjëherë as brenda dhe as jashtë territorit të Republikës hetim, gjykim apo dënim ndaj meje. Kjo është lehtëisht e provuar nga qëndrimet zyrtare të certifikuara nga institucionet kompetente italiane.

Integriteti dhe origjina ime nuk mund të përdhoset dhe nëpërkëmbet nga askush e aq më pak nga institucionet që duhet të jenë garant për zbatimin e ligjit.

Kam qenë dhe jam totalisht i përgjegjshëm për çfarë kam bërë dhe për çfarë nuk kam bërë dhe do t’ikundërpërgjigjem çdo akuze absurde”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA