Foto Arkiv

Policia e Qafë Thanës ka bërë arrestimin provizor të një 40-vjeçari nga Fieri, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

Ermal (Edmond) Brahimaj, 40 vjeç, është paraqitur në hyrje të Shqipërisë më 28 dhjetor.

Gjatë verifikimit të dokumentacionit të tij në sistem, Brahimaj rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore italiane kane lëshuar urdhër arrestin nr 19089 datë 24.10.2008 si dhe kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Për veprime të mëtejshme u njoftua ZQK Interpol Tirana me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA