Naftë për Penianin, konfiskohet anija e Hong Kongut

29/12/2017 16:34

Koreja e Jugut konfiskoi një anije të regjistruar në Hong Kong që, sipas pretendimeve, kishte furnizuar me naftë Korenë e Veriut, në kundërshtim me sanksionet e OKB-së.

Ministria e Jashtme në Seul bëri me dije se Lighthouse Ëinmore kishte transferuar në mënyrë të fshehtë 600 ton naftë të rafinuar në një anije koreanoveriore. Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së i ndalon anijet të furnizojnë Penianin me mallra. Informacionet dalin në dritë ndërsa Kina mohoi pretendimet e Presidentit Donald Trump se kishte lejuar ngarkesa me naftë në Veriun komunist. Anija hyri në portin e Jeosusë në Korenë e Jugut në 11 tetor, për t’u ngarkuar me naftë të rafinuar dhe u nis drejt Tajvanit 4 ditë më vonë, raporton agjencia e lajmeve Jonhap.

Por, në vend që të shkonte në Tajvan ajo furnizoi me naftë një anije koreanoveriore dhe tre mjete të tjera lundruese në ujra ndërkombëtare në 19 tetor, citohet të kenë thënë zyrtarë të Koresë së Jugut.

“Neë York Times” pohon se momenti i furnizimit ishte fotografuar nga një satelit amerikan dhe imazhet u publikuan në muajin nëntor nga thesari amerikan. Megjithatë, ky i fundit nuk sqaroi se për cilën anije bëhet fjalë. Lighthouse Ëinmore u konfiskua kur u rikthye në Portin e Jeosusë në nëntor dhe gjendet ende atje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA