Si kontigjent i dyshuar për një vjedhje me armë, policia vendosi të kryejë kontroll të shtëpisë dhe stanit të Ermal Shehajt, 31 vjeç nga Kotë e Vlorës.
“Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë në kuadër të një procedimi penal të vitit 2017, e cila bënë fjalë për veprat penale ”Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim” dhe ”Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, ka vendosur kryerjen e kontrollit të banesës dhe stanit të tij”, thotë policia në njoftimin e saj.
Nga kontrolli në stanin e 31-vjeçarit, në ambientet e dhomës ku flinte, mbante të fshehur nën krevat një pushkë model 56 e kalibër 7.62 mm si dhe 70 copë fishekë luftarak.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit sëbashku me 70 copë fishekët luftarak. Po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes për të cilën është nisur procedimi.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale ”Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, të parashikuar nga neni 278 të Kodit Penal.
Top Channel