Pasi dëgjoi për muaj të tërë si dhe u ballafaqua me dëshmitarin e mbrojtur nga shteti Ylvi Beqën, Emiliano Shullazi vendosi të tregoje anën tjetër të medalionit.

Duke e përshkruar veten si “ndërmjetësues”, Shullazi iu përgjigj pyetjeve të prokurores dhe gjykatës për akuzat që rëndojnë mbi të. Për dy orë gjatë të cilave dha deklarime, Shullazi më së shumti foli për Ylvi Beqën, i cili u analizua prej tij jo vetëm si një gënjeshtar, por edhe njeri që kishte hobi të premtonte dhurata.

“Ylvi Beqja”, kujtoi Shullazi, “më trokiti në derë të shtëpisë, më kërkoi ndihmë që të ndërmjetësoja, sepse siç ishte shprehur biznesmeni, nuk po ja dilte më dot mbanë me gjykatat, tek të cilat po linte të gjithë investimin”.

Për të ndërmjetësuar në gjykatë për konfliktin e ish Vollgës sipas marrëveshjes mes dy burrave, Emiljano Shullazi do të paguhej 1 milionë e 400 mijë euro, që më pas u konkludua në kontratë e konvertuar në 700 metra katror ambiente.

Pa treguar përmbajtjen e mesazhit , Shullazi pranoi se i kishte shkruar gjyqtares së Apelit Fatmira Hajdari, sipas kërkesës së Beqës.

Por ndërsa dëshmitari i drejtësise ka treguar se ai është kërcënuar me armë para noteres Aida Spahiu gjatë firmosjes së kontratës së dytë me Shullazin, i akuzuari e përshkroi situatën miqësore.

“Nuk është e vërtetë”, kundërshtoi Shullazi , “nuk e kam kërcënuar, madje pasi firmosëm, ai më puthi shtatë herë në faqe”.

Si ndërmjetësues për të zgjidhur probleme, Shullazi ishte kontaktuar edhe nga shtetasi Fatmir Sinani, i cili pas humbjeve të herëpashershme në lojrat e fatit kishte shitur garazhet. Por ndërsa Sinani ka kërkuar ndihmën e Shullazit për rikthimin e tyre, pronari i ri Jani Zaka sipas Shullazit i kishte thënë se prona i përkiste atij. Për episodin e tretë, për kanosjen e profesorëve Dhori Kule e Mynyr Koni, Emiliano Shullazi ironizoi duke kujtuar se ai nuk është i diplomuar në fakultet e për këtë nuk i ka njohur kurrë profesorët.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA