Ministrja Gjonaj në Qendrën e Zhvillimit në Korçë

28/12/2017 16:56

Solidaritet 28 dhjetor në 28 institucione të përkujdesit social. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ishte sot në Qendrën e Zhvillimit në Korçë ku trajtohen personat me aftësi të kufizuar fizike dhe mendore nga një staf i përkushtuar.

Në ditë të tilla nënvizoi ministrja, kuptojmë që ka nevojë të dhurojmë më shumë dashuri dhe vëmendje për kategoritë në nevojë në çdo ditë të vitit.

“Ditë e veçantë solidariteti. Qeveria shqiptare do të shtojë mbështetjen ndaj grave të dhunuara dhe të gjitha shtresave në nevojë. Në vitin 2018 do të ketë më shumë angazhime dhe mbështetje nga qeveria shqiptare për këto shtresa. E kënaqur që sot isha në këtë qendër. E lumtur për përkushtimin e madh që ka stafi i kësaj qendre për njerëzit në nevojë. Mesazhet që morëm ishin të jashtëzakonshme. Edhe vetë politikanët e deputetët duhet të jenë minimalisht fizikisht një herë në muaj në këto institucione për të prekur dhe adresuar problemet e tyre”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA