Hahn: Vendet e Ballkanit në BE në 2025
28/12/2017 17:44
Eurokomisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn në një intervistë të dhënë për një media austriake është shprehur se vendet e Ballkanit do të bëhen pjesë e BE-së në 2025.
Duke folur për “Kurier.at”, Hahn thotë se ka qenë kreu i Komisionit ai që ka caktuar këtë afat.
-Kur do bëhen pjesë e BE-së vendet e Ballkanit?
“Shefi i Komisionit ka caktuar vitin 2025 si afat të mundshëm kohor për disa kandidatë. Kjo është realiste dhe ambicioze!”
Ndërsa duke folur për politikat e fqinjësisë, Hahn tha se: “ose ne eksportojmë stabilitetin ose importojmë paqëndrueshmërinë. Ne mund të eksportojmë stabilitet duke zhvilluar vendet ekonomikisht. Sundimi i ligjit përfundimisht lehtëson investimet”.
Top Channel