Shpërthim bombe në qendër tregtare në Shën Pjetërburg

27/12/2017 23:05

Rikthehet frika e sulmeve terroriste në Shën Pjeterburg. Një bombë artizanale e mbushur me gozhda shpërtheu në një qendër tregtare, duke shkaktuar të paktën 10 të plagosur.

Pasi shqyrtoi të dhënat paraprake, komiteti hetimor rus bëri të ditur se bomba kishte potencial të njëjtë shpërthyes me atë të 200 gramëve tritol.

Autoritetet nisën hetimet për tentativë vrasjeje, por ngurruan të jepnin detaje të mëtejshme.

Një zëdhënëse e Kremlinit deklaroi se të gjitha pistat janë të hapura, por pa e përmendur fjalën terrorizëm, pavarësisht se lloji i bombës ngjason me ato të përdorura rëndom nga terroristët.

Në momentin e shpërthimit qendra tregtare ishte e mbushur plot me njerëz që bënin blerjet për Vitin e Ri.

Shen Pjeterburgu i ka të freskëta kujtimet e sulmeve terroriste. 15 persona humbën jetën e dhjetra të tjerë u plagosën pas sulmit në metro në muajin prill.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA