Ndodh edhe në SHBA, shtëpiakja faturohet me 284 mld dollarë për energjinë elektrike

27/12/2017 18:34

Jo të gjithë amerikanët gëzuan për Krishtlindjen. Festa e një 58-vjeçareje nga Pensilvania për pak u shkatërrua nga fatura e energjisë elektrike që i mbërriti për një muaj.

Mary Horomansky tërhoqi si zakonisht faturën përmes kutisë së vet postare, por shifra nuk ishte si gjithmonë.

58-vjeçarja thotë se kur pa të shënuar shifrën prej 284 miliardë e 460 milionë dollarë mbeti e shtangur dhe nuk dinte si të vepronte.

“M’u bllokuan mendimet dhe fillimisht mendova mos kishim harxhuar më shumë se zakonisht ngaqë kishim ndezur dritat e zbukurimit në oborrin e shtëpisë dhe tek pemët. Por, më pas kuptova që shifra ishte e tepërt dhe dyshova se bëhej fjalë për një gabim”, thotë ajo.

Dhe kështu ishte! Gjithçka në faturë ishte një gabim me 6 zero me tepër dhe fatura e vërtetë ishte 284 dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA