Një avion privat rrëzohet në Brazil, humbin jetën në vend dy pilotët dhe dy biznesmenët që ishin në bord Filipinet mohuan raportet se do ta zhvendosin edhe ato ambasadën nga Tel Avivi në Jeruzalem.
Ministri i Jashtëm, Alan Peter Cayetano deklaroi se nuk është e vërtetë që vendi i tij do të rreshtohet mes 10 shteteve që mund të marrin në konsideratë transferimin.
“Kemi pasur komunikime të qarta me miqtë tanë në Lindjen e Mesme, por asnjë diskutim për ta dërguar misionin tonë diplomatik në Jeruzalem”, sqaroi ai në televizionin e Manilës, GMA.
Të hënën, ministrja e Jashtme izraelite, Tzipi Hotovely njoftoi se shteti hebre është në bisedime me 10 vende që mund të ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara dhe Guatemalës. Negociatat, sipas saj, ishin fokusuar si fillim tek njohja e Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit më tepër sesa tek zhvendosja e menjëhershme e ambasadave të tyre.
Në 7 dhjetor, Trump shkaktoi një tërmet diplomatik me vendimin e tij për ta bërë këtë njohje e për të dërguar në Jeruzalem Ambasadën Amerikane. Izraelitët e përshëndetën thuajse njëzëri këtë lëvizje. Aq e madhe është mirënjohja e tyre, sa u vendos që stacioni i ri i metrosë pranë murit perëndimor të qytetit të shenjtë të marrë emrin e shefit të Shtëpisë së Bardhë.
Në muajin maj, gjatë turit të tij në disa vende të Lindjes së Mesme, Trump u bë Presidenti i parë amerikan në detyrë që vizitoi murin perëndimor, vendi më i shenjtë për hebrenjtë.
Top Channel