Një 41-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga si autori i një sërë vjedhjesh të ndodhura në kryeqytet.

Sipas policisë Laert Zhupa, rreth orës 19.30 të së hënës, në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, i ka vjedhur një çantë me një sasi paketash një 16-vjeçari, si dhe një telefon një 63-vjeçari.

Gjatë kontrollit fizik Zhupës i është gjetur çanta dhe tre telefona. Ndërkohë ai dyshohet edhe si autor i një sërë vjedhjesh të tjera, duke vjedhur çanta, e telefona në ambiente të ndryshme.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA