Liqeni i Shkodrës, më i madhi në Ballkan me një ekosistem të pasur që mban 283 specie shpendësh nga ku 168 habitate ujore. Por e gjithë kjo pasuri ujore sot më shumë se kurrë ndodhet e kërcënuar nga ndotja e mbeturinave, e shisheve plastike, duke krijuar një situatë të rëndë ekologjike.
Ky vend që njihet me emrin “Vija e Vrakës” mund të quhet dhe vija e plehrave. Mbetjet që ka sjellë përroi i Vrakës shtrihen në një gjatësi prej 1 km. Liqeni i Shkodrës nuk i shpëton katastrofës ekologjike si shumë liqene e lumenj të tjerë në Shqipëri. Njësoj si derrat, delet, pula e pata nëpër fushat e mbetjeve nëpër Shqipëri, këtu janë shpendët që ushqehen me jo vetëm mbeturinat që sjell uji, por dhe me peshqit e ngordhur.
Realiteti mbetet i frikshëm edhe pse ndër vite miliona lekë janë dhënë për të ruajtur florën dhe faunën e këtij liqeni.
Por se çfarë po i bëjnë shqiptarët një prej pasurive më të mëdha ujore në vend, mjafton që të shohësh anën tjetër, bregun malazez.
Top Channel