Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Policia e Fierit ka vënë në pranga një 36-vjeçar pasi kishte thyer masën e sigurisë si dhe ka dhunuar një 28-vjeçare.
Burime zyrtare të policisë bëjn të ditur Orvel Hebeja, 36 vjeç, nga Fieri ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie” që ka dhëne Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, si edhe ka goditur me grushta për motive të dobëta O.A, 28 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
Hebeja është arrestuar në 2014 si pronari i një sasie prej afërsisht 60 kg heroinë që do të vinte nga Turqia drejt Shqipërisë.
Top Channel