
Histori si në filma! I huaji përndoqi 14-vjeçaren në Tiranë duke u maskuar si vajzë amerikane, udhëtoi nga Finlanda dhe i trokiti në derën e shtëpisë
23/02 20:38
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Rrëshen, ku u përfshinë dy automjete.
Sipas policisë nga përplasja e automjetit tip Benz me targat AA 220 CV dhe Audit me targa AA 963 FI, mbeti e plagosur vetëm një shtetase që udhëtonte me mjetin tip Benz, e që është dërguar për trajtim mjekësor në QSUT, si dhe drejtuesi i mjetit Audi bashkë me dy pasagjerë që udhëtonin me të.
Policia dyshon se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar nga drejtuesi me automjetin Audi, por ende po punohet për të zbardhur shkakun e aksidentit.
Top Channel