Një 85-vjeçare ka humbur jetën brenda banesës së saj që u përfshi nga flakët.

Ngjarja është regjistruar gjatë natës në fshatin Bitinckë të rrethit të Devollit, ku e moshuara Shyqyrete Bletaj jetonte e vetme. Shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë një rezistencë elektrike, të cilën gruaja e mbante për t’u ngrohur, ndërkohë që kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë konstatuar zjarrin dhe kanë sinjalizuar zjarrfikësen.

Pavarësisht ndërhyrjes së kësaj të fundit, nuk ka qenë i mundur shpëtimi i së moshuarës, e cila, sipas fqinjëve, vuante edhe nga skleroza. Pas fikjes së zjarrit, grupi hetimor ka nisur të bëjë konstatimet përkatëse, ku paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të saj.

s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA