Beteja ligjore për shampanjën

21/12/2017 12:21

Gjykata e lartë europiane u dha një goditje prodhuesve xhelozë të shampanjës të mërkurën, kur vendosi se një lloj sorbetoje e shitur nga firma gjermane “Aldi Sud” mund të etiketohet me fjalën shampanjë, pasi e përmbante atë.

Çështja gjyqësore 5-vjeçare nisi kur “Aldi Sud” filloi të shiste produktin që përmban 12 për qind shampanjë në dyqanet gjermane, nën etiketimin “Champagner Sorbet”.

Por ky ishte një guxim i tepërt për grupin lobues të industrisë “Comite Interprofessionnel du Vin de Champagne”, i cili i kërkoi një gjykate gjermane ndërprerjen e shitjeve, me pretendimin se shampanja sorbeto ishte shumë larg cilësisë dhe prestigjit të pijes së vërtetë.

Gjykata më pas i kërkoi asaj të Drejtësisë së BE-së të vendoste lidhur me përdorimin tregtar të emërtimit të mbrojtur nga unioni europian.

Mbrojtja tutelon qindra produkte të famshme, të tilla si djathi grana padano i Italise dhe vera Rijoa e Spanjës.

Gjykata arriti në përfundimin se sorbetoja nuk e shkel rregullin, pasi shampanja është një prej karakteristikave thelbësore të “Champagner Sorbet”.

“Shija e pijes i atribuohet kryesisht shampanjës, kështu që emri i produktit nuk e shfrytëzon në mënyrë të pamerituar përcaktimin e mbrojtur të shampanjës origjinale”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA