Partia Demokratike e zbardhi këtë të enjte takimin që Lulzim Basha pati mbrëmjen e së mërkurës me ambasadorët e 5 vendeve të Bashkimit Europian.

Kreu demokrat Basha u tha diplomatëve të Gjermanisë, Francës, Austrisë, Italisë dhe Greqisë se zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm ishte një puç kushtetues që ka futur në krizë sistemin e drejtësisë ka shkatërruar proçesin politik dhe po destablizon vendin.

Basha konfirmoi mbështetjen e PD për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në, por sipas kreut demokrat plotësimi i 5 prioriteteve varet nga qeveria dhe jo nga opozita.

Mesazhi i Bashës ishte se “interesat e shqiptarëve dhe të Bashkimit Europian, shërbehen vetëm duke dënuar kthimin e Shqipërisë në një vend të drogës dhe krimit, duke mos toleruar lidhjet e qeveritarëve me drogën dhe krimin dhe duke kërkuar nxjerrjen para drejtësisë të tyre”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA