Angli, supermarketet publikojnë ilaçet e përdorura në fermat furnizuese

21/12/2017 10:46

Mbi supermarketet britanike po shtohet presioni për të treguar nivelin e antibiotikëve të përdorur në produktet e tyre.

Të mërkurën, në përgjigje të frikës së shtuar të konsumatorëve, dy rrjete të mëdha ushqimore vendase, “Waitrose” dhe “Asda” u bënë të parët që vendosën të publikojnë në mënyrë të detajuar sasinë e ilaçeve të përdorura në fermat që i furnizojnë me mish.

Mbështetësit e kësaj fushate tani kërkojnë që të njëjtën gjë të bëjnë edhe supermarketet e tjera.

Antibiotikët në Mbretërinë e Bashkuar dhe Europë përdoren rëndom për trajtimin e infeksioneve të gjësë së gjallë, e gjejnë përdorim edhe te bulmeti e fermat e peshkut.

Ekspertët megjithatë i druhen një ekzagjerimi me këto ilaçe, gjë që nxit sipas tyre rezistencën e baktereve. Shefja e zyrës mjekësore të Anglisë, Sally Davies ka paralajmëruar me kohë se vendi përballet me një “apokalips postantibiotikëve”, i cili mund të sjellë fundin e “epokës së mjekësisë moderne”, nëse rezistenca ndaj ilaçeve do të vazhdojë me ritmin aktual.

Plot 700 mijë persona në vit vdesin për shkak të kësaj rezistence, por nëse mjekimet do të reshtin së funksionuari, numri i tyre mund të mbërrijë në miliona.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA