U përplas me Kejdi Mehmetajn, deputeti i PS-së: Byroja të gjykojë sjelljen time

20/12/2017 18:57

Deputeti socialist, Bujar Çela i është drejtuar me një letër publike Byrosë së Kuvendit për incidentet e ndodhura gjatë seancës së të hënës, kur u zgjodh kryeprokurorja Arta Marku.

Gjatë kësaj seance, Çela u përplas me deputeten e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.

“Kam ndjekur me vëmendje debatin publik që shoqëroi seancën e ditës së hënë të Kuvendit. Pjesë e këtij debati ka qenë edhe reagimi im personal në momentin kur një ndër deputetet më të reja në moshë të Kuvendit, zonjusha Kejdi Mehmetaj, me forcë tentoi të më mohojë ushtrimin e detyrës që më ka ngarkuar vullneti i popullit të Lushnjes”, shkruan deputeti.

Çela i kërkon Byrosë së Kuvendit që të shqyrtojë edhe sjelljen e tij dhe të vendosë sipas rregullores për këtë.

“I kërkoj Byrosë së Kuvendit të Shqipërisë të zbatojë Rregulloren e Kuvendit ndaj çdo akti të pahijshëm. Për këtë qëllim, edhe pse reagimi im me mundësoi të ushtroj detyrën dhe të marr pjesë në votim, kërkoj që Byroja ta gjykojë sjelljen time dhe të shprehet sipas Rregullores”, thotë në letrën e tij deputeti socialist.

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj akuzoi Çelën se në momentin e votimit e ka goditur dhe ofenduar atë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA