Damian Green, një nga aleatët më të ngushtë të Theresa May, është shkarkuar nga kabineti pasi një hetim zbuloi se kishte shkelur kodin ministror.
Atij iu kërkua të dorëhiqet, pasi u zbulua se kishte bërë deklarata të pasakta dhe mashtruese, për atë që ai e dinte rreth materialeve pornografike që u gjetën në një kompjuter, në zyrën e tij në vitin 2008.
Në përgjigjen e saj me shkrim, znj. May shprehu keqardhje të thellë për largimin e tij, por tha se veprimet e tij janë larg sjelljes që ajo priste nga një ministër i qeverisë.
61-vjeçari është ministri i tretë i qeverisë që do të japë dorëheqjen në hapësirën prej dy muajsh, ndërsa Michael Fallon dhe Priti Patel janë larguar në nëntor.
Z. Green, i cili si sekretar i parë i shtetit ishte efektivisht zëvendës i kryeministrit, ishte nën hetim lidhur me akuzat për sjellje të papërshtatshme.
Ai ka mohuar sugjerimet se ai ka bërë përparime të padëshiruara ndaj një gazetareje femër, Kate Maltby, në vitin 2015 dhe ka shkarkuar ose shikuar pornografinë në një kompjuter të larguar nga zyra e tij në Commons në 2008.
Top Channel