
Këngëtarët shqiptarë, të cilët karrierën e tyre muzikore e kanë ndërtuar nëpër botë, janë gjithnjë e më shumë në rritje.
Një ndër to është edhe Elhaida Dani, këngëtarja e cila ka surprizuar fansat e saj për festat e fundvitit me këngën ‘Sugar Wings’.
Kënga me melodi të qetë, tekstin e së cilës e ka shkruar vetë këngëtarja, është publikuar në youtube dhe që në minutat e para të publikimit të saj ka marrë mijëra klikime.
Projekti më i ri muzikor i këngëtares shqiptare, i sjellë në gjuhën angleze, i dedikohet dashurisë.
Mbetet për tu vërtetuar nëse Elhaida Dani këngën ‘Sugar Wings’ ia ka dedikuar personit të saj të zemrës.
Top Channel