Janari i “trishtuar”, psikologët tregojnë pse muaji i parë i vitit na duket më i gjati
14/01 15:40
Ura e Çengelajt, e cila i shërben të gjithë zonës së Belshit, u dëmtua rëndë nga prurjet e mëdha të lumit Shkumbin në janar të vitit 2015, ku edhe të tjera ura në fakt u shembën.
Kjo urë, edhe pse rezistoi, pësoi dëmtime të mëdha. Qarkullimi në atë kohë u pezullua, por më pas nuk u mor asnjë masë, ndërsa sot këtu lejohet qarkullimi, edhe pse vazhdon të jetë i rrezikshëm.
E ndërtuar rreth viteve 1950, ura duket se ka një strukturë të fortë, e cila vazhdon t’i rezistojë kohës dhe faktorëve atmosferikë. Në rast se ndërhyrjet bëhen në kohë, kjo urë mund të shpëtohet, ndërsa nevojitet gjithashtu zgjerimi i saj, pasi në atë kohë ura ishte parashikuar për kalimin e vetëm një mjeti.
Top Channel