“Fiks Fare”, 15 vjeç; Ditëlindja e emisionit të parë investigativ në vend

19/12/2017 20:17

Plot 15 vite më parë, emisioni “Fiks Fare” ngriti siparin, si emisioni i parë investigativ në Shqipëri.

Falë një pune të palodhur nga drejtuesit dhe stafi, “Fiksi” ka transmetuar skandale të mëdha, gjithnjë në kërkim të së vërtetës.

Fiks Fare është kthyer tanimë në një institucion, ashtu siç edhe ishte ideuar që prej fillimit, nga themeluesi i Top Medias, Dritan Hoxha.

“Ndaj është emisioni ky që është, sepse ne i kemi ndjekur hap pas hapi hallet dhe ankesat e qytetarëve. Gjithmonë thuhet s’keni parë gjë akoma, në fakt edhe ne do themi, s’keni parë gjë akoma, meqë është bërë si shprehje popullore. Por është tjetër kuptim “s’keni parë gjë akoma” e tyre dhe tjetër kuptim ka fjala “s’keni parë gjë akoma” tek fiksi. T’ia lëmë të nesërmes, të pasnesërmes, t’ia lëmë kohës që fiksi do jetë ai që ka qenë dhe ai që është në ikonën e çdo qytetari dhe ndjekësi të fiksit”, u shpreh Filip Çakulli, Drejtor i programit “Fiks Fare”

“Fiks Fare” ka shërbyer si prijës i “Vettingut” për sistemit gjyqësor. Gjithashtu ne gjithë këto vite, “Fiksi” ka trajtuar tema të rëndësishme si siguria ushqimore, mjedisi, korrupsioni, gjakmarrja, analfabetizmi etj.

Një nga investigimet e mëdha, që “Fiks Fare” ka sjellë në vëmendjen e publikut është rasti i shpëtimit të fëmijëve nga trafikimi.

Shumë qytetarëve, “Fiks Fare” u ka ndryshuar jetën, duke asistuar jo vetëm me zgjidhjen e problemeve, por edhe në përmirësimin e jetesës së familjeve në nevojë.

Ndërsa për dy prezantuesit e këtij emisioni, e gjithë kjo eksperiencë është sfiduese.

“Ndjehem i privilegjuar. Në radhë të parë se jam në një nga emisionet më të ndjekura jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj”, tha Devis Muka.

“Prisni të gjithë se nuk keni parë gjë akoma eee, 2018 do behen nami”, shton Dorian Ramaliu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA