Eugene Kaspersky

“Kaspersky Lab”, kompania ruse e njohur në mbarë botën për produktet e veta të sigurisë kibernetike deklaroi se do të padisë Shtetet e Bashkuara për bllokimin e shërbimeve të kompanisë në agjencitë dhe administratën amerikane.

Vendimi i heqjes së produkteve Kaspersky nga kompjuterat dhe sistemet e administratës amerikane u mor nga Departamenti i Sigurisë në muajin shtator, ku agjencitë qeveritare urdhëroheshin që brenda 3 muajve të hiqnin produktet “Kaspersky Lab”.

Departamenti i Sigurisë argumentoi këtë vendim mbi frikën se produktet Kaspersky Lab influencoheshin nga Kremlini dhe mund të përdoreshin për qëllime spiunimi.

Themeluesi i kompanisë, Eugene Kaspersky mohon akuzat amerikane. Ai thotë se Kaspersky Lab nuk influencohet nga asnjë qeveri dhe do të luftojë për të drejtën e saj.

“Do të mbrojmë të drejtën tonë dhe do të dërgojmë në gjykatë këtë vendim”, komentoi ai në Tëitter të hënën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA