Faqja zyrtare e internetit e Shtëpisë së Bardhë është ridizenjuar, por njerëzve nuk është se u ka pëlqyer shumë.
Pavarësisht se nuk jemi dizenjues uebi, disa ndryshime janë të dukeshme krahasuar me të mëparshmen.

Ndryshe nga ajo e administratës Obama, versioni i skuadrës së Trump është më i vështirë për të lundruar. Për shembull, janë përfshirë shumë gjëra në kërkim, sidomos subjektet që nuk shfaqen në mënyrë të dukshme në axhendën e Trump, si ndryshimet klimaterike apo të drejtat e LGBT-së.

Megjithatë, çështje që Trump pëlqen të diskutojë si ekonomia, siguria kombëtare, buxheti, emigracioni dhe shëndeti, janë në krye të faqes kryesore.

Një tjetër element iv ejtër që tek i riu nuk është ose është i vështirë për tu gjetur janë videot live dhe njoftimet për shtyp, si dhe aksesi në deklaratat për media dhe dokumenta.

“Faqja e vjetër ishte një masë e mirë e përkohshme që na dha mundësinë të përdorim atë që kishte ndërtuar administrata e mëparshme, por nuk ishte atje ku duhej për tu siguruar njerëzve akses më të lehtë. Ne u kursyem taksapaguesve më pothuajse 3 milionë dollarë në vit, si rezultat i ridizenjimit të faqes. Presidenti është i fokusuar në përdorimin e zgjuar të dollarëve të taksapaguesve, dhe menduam se faqja e kaluar na kushtonte shumë”, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA